Rritja e rrogave në arsim, Sindikata e pranoi kërkesën e kryeministrit Mickoskit, por paralajmëroi masa radikale

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në Maqedoninë e Veriut ka pranuar Kërkesën e kryeministrit të RMV-së për zgjatjen e bisedimeve edhe për një javë në lidhje me çështjen rreth rritjes së rrogave, duke paralajmëruar radikalizim të masave sindikale, transmeton Portalb.mk.

“Këshilli i SASHK-ut e pranoi Kërkesën e Kabinetit të kryetarit të Qeverisë për periudhë shtesë për negociata edhe për një javë, gjegjësisht deri në fund të shtatorit të vitit 2024”, deklaroi Sindikata.

Sindikata vlerësoi se është e nevojshme që të respektohen ligjet dhe marrëveshjet kolektive për rritjen e rrogave në arsimin fillor dhe të mesëm. Ata sqaruan që nuk do të anashkalojnë edhe masat më radikale sindikale, në rast se nuk ka zgjidhje për rritjen e rrogave që nga rroga e shtatorit.

Në kërkesat e Sindikatës, theksohet edhe nevoja për përfshirjen e SASHK-ut në përpilimin e buxhetit të vitit 2025 dhe përpilimin e ndryshimeve ligjore ne arsim.

Në ribalancimin e buxhetit për vitin 2024 nuk është paraparë as paga minimale më të larta, për çka është përgjigjur për çka kanë reaguar edhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, ndërkohë Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë i kishte dhënë kohë Qeverisë të krijojë zgjidhje për rritjen e rrogave në arsim.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, kishte premtuar që rritje të rrogës për 12 përqind në arsim do të ketë prej muajit mars, ndërsa sindikalistët kërkojnë rritje prej muajit të shtatorit.

Arsimtar(e) Mesues(e) MësimHristijan Mickoski HristianJakim NedellkovskiLigji për Arsim FillorLigji për Arsim të MesëmMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Paga - RrogaQeveria e Maqedonisë së VeriutSindikata për Arsim Shkencë dhe Kulturë (SASHK) RMVVesna Janevska