Ligjit për nxitjet tatimore për donacione dhe sponsorizime në aktivitetet me interes publik tashmë ndodhet në ENER, njoftoi Ministria e Drejtësisë. Qëllimi i ligjit është nxitja e donacioneve me qëllim të realizimit, avancimit, promovimit dhe mbështetjes së aktiviteteve me interes më të gjerë publik. Të gjitha palët e interesuara dhe të prekura në periudhën e ardhshme kanë mundësinë të shqyrtojnë ligjin dhe të japin komentet, propozimet apo sugjerimet e tyre, transmeton Portalb.mk.
Zgjidhja ligjore që propozohet do të kontribuonte për:
• Inkurajimin e punës së organizatave civile përmes metodës shtesë për financimin dhe përmbushjen e misioneve të vendosura
• Inkurajimin e donatorëve me nxitjen e filantropisë lokale
• Forcimi i filantropisë nëpërmjet nxitjeve tatimore për të stimuluar donatorët e mundshëm për të mbështetur iniciativë me përfitim publik
• Parandalimi/minimizimi i mundësisë së mashtrimit, si dhe rritja e transparencës dhe përgjegjësisë së pranuesve të donacioneve
• Promovimi i përdorimit efikas të burimeve në dispozicion.
• Uljen e ndjeshme të barrës administrative të institucioneve, efikasitetin e administratës dhe përdorimin e sistemeve elektronike.
Me zgjidhjet e propozuara rregullohen dhënia dhe marrja e donacioneve dhe sponsorizimeve për të cilat dhënësi dhe marrësi mund të kërkojnë nxitje tatimore, qëllimi i dhënies dhe marrjes, dhënësit dhe marrësit, subjekti, përdorimi dhe llojet e nxitjeve tatimore dhe evidentimi dhe kontrolli i donacioneve dhe sponsorizimeve në aktivitetet me interes publik.
“Ky ligj nuk zbatohet për donacionet dhe sponsorizimet për të cilat dhënësi ose marrësi nuk kërkojnë nxitje tatimore.
Ky propozim bazohet në ekspertizën kryesore, një sërë konsultimesh të vazhdueshme me përdoruesit e ligjit (institucionet, sektori jofitimprurës, komuniteti i biznesit, donatorët individualë) për një periudhë më shumë se 10 vjeçare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.