RMV, u arrestua një qytetar që ka tentuar të godasë një polic me veturë

Sot në orët e mëngjesit policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar në afërsi të fshatit Mërzenci të Gjevgjelisë, një qytetar nga rajoni i Radovishit. Sipas të dhënave të para, personi fillimisht nuk është ndalur gjatë sinjalizimit nga ana e policisë, madje ka tentuar ta godasë njërin prej tyre, ndaj është qëlluar ndaj gomës së veturës, dhe është privuar nga liria, transmeton Portalb.mk.

Rreth orës 2 të natës në autostradën A1, në afërsi të fshatit Mrzenci të Gjevgjelisë, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria 43-vjeçarin B.K. nga fshati i Zleovo i Radovishit.

Gjysmë ore më herët, në rrugën rajonale në mes të fshatrave Prdejci dhe Smokvicë, ai me një veturë me targa regjistrimi të Shtipit, nuk është ndalur në shenjën e ndalimit të dhënë nga policët, pas së cilës ka tentuar ta godasë me veturë njërin prej tyre.

Në të njëjtën kohë, polici ka qëlluar me pistoletën e shërbimit në gomën e automjetit, i cili është ndalur. Personi është ndaluar në stacionin policor për Gjevgjeli, ndërsa prokurori publik është në dijeni për ngjarjen.

ArrestimGjevgjeliaPolicia e Maqedonisë së VeriutVetura - Automjet - Automobil