RMV, s’ka rroga, s’ka pushime mjekësore dhe as rimbursime, Fondi i Shëndetësisë nisi grevën

Për shkak të grevës së punëtorëve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSShM), e cila filloi sot, nuk do të ketë paga në shëndetësinë publike, por qytetarët do të mund t’i marrin recetat dhe udhëzimet, informoi Branko Axhigogov, kryetar i Organizatës Sindikale të FSSh-së, transmeton Portalb.mk.

Qytetarët të mos shqetësohen dhe të vijnë në FSSh me kërkesë për rehabilitim, për rimbursim të mjeteve ndihmëse ortopedike, kërkesa për pagesë të pushimit të lehonisë, kërkesa për pagesë të pushimit mjekësor, si dhe kërkesa për sigurim jashtë vendit, a.q për formularë dygjuhësh.

Grevë në Fondin për Sigurime Shëndetësore. Foto: Meta.mk

“Do të kryhen vetëm detyrat e nevojshme të punës, si regjistrimi i të miturve si anëtar në sigurime, rregullimi i sigurimit të një të shtruari dhe trajtimi jashtë vendit për raste urgjente. Komisionet mjekësore që zgjasin pushimin mjekësor vazhdojnë të punojnë pa ndërprerje. Nuk është ideja jonë që të detyrojmë drejtësi për njerëzit e sëmurë”, tha Axhigogov.

Gjithashtu nuk do të bëhen pagesa për të gjithë ata që kanë kontratë me FSSh-në, që është shëndetësia publike dhe një pjesë e madhe e shëndetësisë private. Janë ndërprerë kontratat për punësim në shëndetësinë publike, kalimet në kontrata për shëndetin publik dhe atyre që me vendim duhet t’u transformohet marrëdhënia e punës.

“Në shëndetin publik tani është periudha kontabël, edhe për buxhetin, për kapitimet. Për momentin nuk po bëhet asgjë”, u përgjigj Axhigogov i pyetur nëse do të ketë paga për punonjësit e shëndetësisë publike.

Punonjësit e Fondit nga sot janë në grevë, pasi që nga 9 janari me rekomandim të Qeverisë kërkohet që të ulen pagat për 21 për qind.

Grevë në Fondin për Sigurime Shëndetësore. Foto: Meta.mk

“Revolta mes punonjësve është e madhe. Në grevë janë edhe ata që janë në sindikata të tjera. Le të mbeten ato paga që kemi marrë me rrogën e dhjetorit. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, por vetëm që pagat tona të mbeten në të njëjtin nivel me pagën e dhjetorit. Greva nuk do të ndalet, edhe me çmimin e mospagimit, siç është tani. Për momentin punëtorët e  FSSh-së nuk kanë paga”, tha kryetari i Sindikatës së punëtorëve nga Administrata, organet e drejtësisë dhe shoqatat e qytetarëve (AODShQ), Tërpe Deanoski.

Ai i ka bërë apel Qeverisë që në seancën e nesërme, në të cilën tashmë i kanë dërguar letër kryeministrit teknik Talat Xhaferi, që të hapet një pikë në rendin e ditës, që të shqyrtohet kërkesa e tyre.

Sindikatat edhe më herët paralajmëruan se, nëse Bordi Drejtues i FSSH-së vendosë t’ua ulë pagat të punësuarve për 21%, do të organizohet grevë. Sipas paralajmërimeve, prej sot në sportele vetëm do të pranohen dokumentacione, por nuk do të ketë pagesa për mjekët amë, për barna për barnatoret, për paga në shëndetin publik, si dhe për shërbime të tjera.

Fondi i Sigurimit Shëndetësor RMVGrevaLidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM)