RMV, shumë rekorde prej 62 milionë eurosh janë arkëtuar këtë vit nga pikëpagesat rrugore (Infografik)

Nga pikëpagesat rrugore këtë vit janë arkëtuar shumë rekorde prej 62 milionë eurosh nga ana e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore. Këtë rezultat nga puna e përmendi drejtori Ejup Rrustemi në llogaridhënien para publikut, në të cilën i prezantoi rezultatet nga puna e vitit që përfundon, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Të ardhurat nga pikëpagesat e RMV-së. Infografik nga Meta.mk

Për periudhë tre vjeçare, të hyrat nga arkëtimi i taksës rrugore janë rritur për 100 përqind. Në vitin 2020 kur filloi pandemia e Kovid-19, nga mjete të arkëtuara në bazë të pagesës së taksës rrugore janë realizuar të hyra vjetore prej 34 milionë eurosh, në vitin 2021 prej mbi 46 milionë eurosh, në vitin 2022 shuma është tashmë mbi 53 milionë euro, ndërsa këtë vit do të përfundojë me arkëtim prej 62 milionë eurosh.

“Këtë vit filluam edhe me modernizim të pikëpagesave rrugore në Korridorin 8, Gllumovë dhe Zhelinë, ku do të aplikohet gjithashtu pagesa elektronike e cila u tregua efektive dhe e shpejtë për arkëtim dhe për qarkullim më të shpejtë të komunikacionit. Këtë verë në bashkëpunim me vendet e rajonit startoi me sukses edhe projekti “Një tag”, deklaroi Drejtori i NP për Rrugët Shtetërore Ejup Rrustemi.

Drejtori Rrustemi i falënderoi të gjithë të punësuarit nëpër pikëpagesat rrugore të cilët me punën e tyre profesionale dhe të përkushtuar kanë ndihmuar që së bashku të arrijnë qëllimin.

“Jam posaçërisht krenar që nga shërbimi i pagesës rrugore krijuam një sinonim për pagesë moderne, elektronike dhe bashkëkohore të pagesës rrugore që ofron shërbim profesional dhe cilësor, e gjithë kjo me qëllim që të mundësojmë qarkullim të shpejtë dhe të sigurt të komunikacionit”, deklaroi Rrustemi.

Nga NP për Rrugët Shtetërore theksojnë se të hyrat nga pagesat rrugore dhe të hyrat e tjera i dedikojnë për investime në mirëmbajtje, rehabilitim dhe ndërtim të rrugëve.

Rrustemi deklaron se bëhet fjalë për mirëmbajtje të segmenteve të autostradave, si dhe për sanim të një pjese të autostradave, siç është Petrovec- Katllanovë, Demir Kapi – Negotinë dhe Shkup Tetovë.

Njëherit, me mjete vetanake kjo ndërmarrje ka punuar në pastrim të 270 kilometrave autostrada në vend, me çka në periudhën e kaluar janë grumbulluar mbi 1.300 metra kub mbeturina, janë prerë 5.300.000 metra katrorë bar dhe shkurre dhe janë prerë 1.700 pemë që e kanë penguar pamjen gjatë vozitjes.

Autostradë(a)Ejup RustemiNP “Rrugët e Maqedonisë” – “Rrugët Shtetërore”Pikëpagesa rrugore