RMV, policia sanksionoi 52 motoçiklistë, sekuestroi tre motoçikleta

Gjatë ditës së djeshme në periudhën prej orës 11:00 deri në ora 18:00, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave, me ç’rast janë sanksionuar 52 drejtues mjetesh. Prej tyre 21 drejtues mjetesh nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë drejtimit të mjetit, 19 kanë vozitur pa patentë shoferi, tri motoçikleta janë konfiskuar për shkak të lejes së qarkullimit me afat të kaluar dhe zhurmë të madhe, njoftoi Policia, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit janë bërë janë sanksionuar edhe 203 lloje të tjera kundërvajtjeve rrugore.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)Policia e Maqedonisë së Veriut
Comments (0)
Add Comment