SPB Ohër ka marra masa për të gjetur personat që këto ditë, përmes thirrjeve telefonike me qytetarët nga Ohri, duke u paraqitur rrejshëm, kanë kryer mashtrime për aksidente trafiku, ku dyshohet se viktimat ose rëndë të lënduarit janë anëtarët e familjes së tyre ose ndonjë i afërm i tyre, raporton Maxfax, përcjell Portalb.mk.
Me këtë ata krijojnë ankth të madh te qytetarët, ndërsa qëllimi i këtij mashtrimi është të marrin para për gjoja ndihmë gjatë procedurave të mëtutjeshme.
“Apelojmë qytetarët që të mos bien pre e këtyre thirrjeve telefonike dhe menjëherë të raportojnë në numrin e telefonit pa pagesë 112 ose personalisht në stacionin më të afërt policor”, raportoi SPB Ohër.