RMV, pagat e mësimdhënësve nga ky muaj do të rriten për 15 përqind

Pagat e mësimdhënësve  dhe punonjësve të  tjerë në shkollat ​​fillore dhe të mesme vazhdojnë të rriten. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetari i Sindikatit  të Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov, nënshkruan  marrëveshje  e cila  parasheh rritjen e pagave  të punonjësve në shkollat ​​fillore dhe të mesme me 15%, duke filluar nga muaji vijues shtator, transmeton Portalb.mk.

“Jam i nderuar që pikërisht gjatë mandatit tim si ministër i Arsimit dhe Shkencës në vitin 2022 dhe 2023, praktikisht në një periudhë vetëm njëvjeçare, pagat e mësimdhënësve janë rritur trefish, pra kumulativisht mbi 35%. Ky është vetëm  konfirmim se realisht synojmë t’jua  kthejmë mësimdhënësve  dinjitetin  të cilin e meritojnë në shoqëri, sepse ata janë hallka më e rëndësishme e procesit edukativo- arsimor nga e cila varet cilësia e gjeneratave që po krijohen dhe pa të cilët asnjë reformë nuk mund të ketë sukses”, theksoi  Shaqiri.

Kryetari i SASHK-ut,  Jakim Nedellkov theksoi se vetëm me mësimdhënës të motivuar mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin. Ai gjithashtu u shpreh se si Sindikatë do të vazhdojnë të angazhohen  për përmirësimin e të drejtave dhe mundësive të punonjësve arsimor  edhe në të ardhmen ndërsa gjithashtu  pret që së shpejti të arrihet pëlqim  për ndryshimet në marrëveshjen kolektive me të cilën edhe më shumë do të stimulohet puna e mësimdhënësve që drejtpërdrejt t’i përcjellin njohurit tek nxënësit.

“Gjitashtu, përveç rritjes së pagave, në ndërkohë vazhdojnë edhe trajnimet e vazhdueshëm të mësimdhënësve, si qëlllim i vetëm për të përforcuar vazhdimisht përgjegjësitë e  tyre profesionale, duke Ju hapur mundësi për zhvillim në karrierë në titullin  mentor dhe këshilltar. Gjatë periudhës  3 vjeçare,  në titullin mentor,  janë avancuar 250 mësimdhënës të shkollave fillore të cilët janë bartës të ndryshimeve që po ndodhin për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie”, njoftoi MASh.

SASHK-u vitin e kaluar protestoi për paga më të larta. Ata kanë arritur rritje prej rreth 4 mijë denarë, e më pas në shkurt kanë marrë edhe 1 mijë denarë.

Paga bazë fillestare e mësuesit në arsimin fillor është 29.000 denarë. Për SASHK-un, modeli i pagave i aplikuar në sektorin publik, me pikë dhe rritje lineare të pagave, nuk është i pranueshëm, por modeli i përqindjes, me koeficientë, është i pranueshëm për ta.

Më 3 korrik, Këshilli Ekonomiko-Social (KES) mbajti seancë të udhëhequr nga ministrja Trençevska. Në seancë u prezantuan simulimet e reja sipas rritjes së pagave të propozuar paraprakisht nga përfaqësuesit e sindikatave. Pas propozimeve të dhëna, mes të pranishmëve u hap diskutim. Megjithatë, nuk pati vendim. Partnerët socialë ranë dakord që negociatat e mëtejshme për Metodologjinë për rritjen e pagave në sektorin publik do të zhvillohen në një grup më të vogël pune të përbërë nga anëtarë të KES, i cili do të punojë shpesh dhe do të dalë me propozime deri në seancën e ardhshme të KES.

Paraprakisht, u prezantua Metodologjia për rritjen e pagave në sektorin publik, e cila propozon një periudhë të re tranzicioni nga viti 2023 – 2025, pra rritje të pagave për një periudhë 2.5 vjeçare. Sindikatat, nga ana tjetër, vlerësuan se ka një zhvendosje nga “pika e vdekur, por nuk devijojnë nga kërkesat sepse ajo që ofrohet nuk është e pranueshme për ta.

Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit prill 2023, është 36.134 denarë, ndërsa paga mesatare mujore bruto për të punësuar, gjatë muajit prill 2023, është 54.177denarë, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Arsimtar(e) Mesues(e) MësimJakim NedellkovskiJeton ShaqiriMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Paga - RrogaSindikata për Arsim Shkencë dhe Kulturë (SASHK) RMV
Comments (2)
Add Comment