RMV, padi për punëtorin e NP “Pyjet Kombëtare” për falsifikim të dokumenteve

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 59 vjeçarit nga Kërçova për falsifikimin e dokumentit zyrtar, duke shkaktuar dëme mbi 200 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

“RPB Kërçovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 59 vjeçarit L.B. nga Kërçova, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “falsifikim të urdhëresës zyrtare””, njoftojnë nga Policia.

Raportohet që ai në rolin e zyrtarit të NP “Pyjet Kombëtare”, ka kryer falsifikimin e dokumentit, duke futur të dhëna të rrejshme, ndërkohë ka shkaktuar dëme të pyjeve në vlerë prej 217 000 denarë.

Ndryshe, pyjet janë subjekt i interesit të grupeve kriminale. Ky biznes në botë zë vendin e tretë nga interesi, pas markave të falsifikuara dhe trafikimit të drogës, sepse ka më pak dënime për prerje të paligjshme të drunjve. Dukshëm, kjo prirje ekziston edhe në Maqedoninë e Veriut dhe një nga problemet kryesore është korrupsioni, tha Sashko Petrovski nga shoqata “Qendra Rajonale për Pylltari dhe Zhvillim Rural” në Shkup.

Gjatë vitit 2022 dhe 2023, në bashkëpunim me shërbimin pyjor të Shteteve të Bashkuara, është zhvilluar një manual për mbrojtjen e pyjeve, shtoi Petrovski. Manuali rendit të gjitha strukturat shtetërore që duhet të kujdesen për fondin pyjor. Drejtoritë e institucioneve, sektorët, shërbimet, policia dhe ligjet  tregojnë se çfarë duhet bërë për t’i mbrojtur pyjet.

Dita e DruritDokumente personaleDru për ngrohjeEkologjiInspektorati komunal ekologjikKërçovaMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)NP "Pyjet e Maqedonisë"Padi penalePolicia e Maqedonisë së VeriutTaksa ekologjike