RMV, padi ndaj tre të punësuarve në komunë nën dyshimet se kundërligjshëm kanë dhënë për një hotel

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre të punësuarve në Komunën e Kriva Pallankës nën dyshimet se i ka dhënë leje një hoteli për shfrytëzim të hapësirës, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër M.K. (41), N.C. (54) dhe S.M. (38), të tre nga Kriva Palanka, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “punë të pandërgjegjshme në detyrë” sipas nenit 353-v paragrafi 4 i Kodit Penal”, raportoi Policia, duke shtuar se ata akuzohen edhe për “uzurpim të patundshmërisë”.

Ata akuzohen për miratimin e kërkesës për vendosjen e pajisjeve urbane përpara një lokali afarist në Kriva Pallankë. Ndërkohë subjekti juridik – hoteli në pronë të 36 vjeçarit M.M. ka shfrytëzuar 108 metra katror hapësira publike me leje dhe 82 metra katror pa leje. Në këto hapësira ai ka vendosur pajisje urbane, tavolina, karrige dhe dekorime të tjera përpara lokalit afarist.

“Pa mos vërtetuar se nuk janë plotësuar kushtet, ka përgatitur miratimin për vendosjen e pajisjes urbane përpara një lokali afarist në rrugën “Jane Sandanski” në Kriva Pallankë për periudhën nga 09.12.2024 deri më 09.12.2025”, sqaroi Policia.

Keqpërdorim i pozitës zyrtareMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Ndërtime pa leje - ilegalePadi penaleShërbime hotelerikeUzurpues të hapësirave publike - Uzurpim