Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se janë ngritur kallëzime penale kundër dy zyrtarëve të policisë nga Njësia e Policisë Intervenuese e Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) Shkup, nën dyshimin për përdorim të forcës së tepruar fizike ndaj një personi të ndaluar, transmeton Portalb.mk.
Siç raportohet nga MPB, bëhet fjalë për zyrtarët e policisë D. S. dhe M. S., kundër të cilëve Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për veprën penale të ngacmimit gjatë kryerjes së detyrave të tyre.
“Incidenti ndodhi më 19 prill 2026 rreth orës 3:00 të mëngjesit, kur policët, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, përdorën forcë të tepruar fizike dhe i shkaktuan lëndime një personi të privuar nga liria”, thuhet në deklaratën e policisë.
Propozim për të filluar procedurë për të përcaktuar përgjegjësinë për shkelje të disiplinës së punës do të ngrihet edhe kundër dy zyrtarëve të policisë.