RMV, nesër do të mbahet provimi i parë i jashtëm në shkollat e mesme, për herë të parë do të jetë në hapësira të mëdha

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka vlerësuar që janë kryer përgatitjet për mbajtjen e provimit ekstern në shkollat e mesme në Maqedoninë e Veriut, ashtu që për herë të parë ky testim do të kryhen në hapësira jashtë klasës, transmeton Portalb.mk.

“Të gjitha shkollat ​​e mesme në vend  janë  të gatshme për realizimin  e provimit të maturës shtetërore, i cili fillon nesër me testin e gjuhës amtare”, vlerësoi Ministria.

Nxënësit e vitit të fundit në shkollat e mesme i nënshtrohen dy provimeve eksterne dhe dy provimeve interne. Nesër provimi do të jetë në gjuhën amtare, ndërsa më 8 qershor do të jetë provimi tjetër.

Nxënësit këtë vit do  t`i nënshtrohen provimeve në kushte më të gjera hapësinore, gjegjësisht në hapësira më të mëdha dhe  salla sportive në kuadër të shkollave të tyre ku mbarojnë arsimin e mesëm, ose në shkollën më të afërt ku ka kushte të përshtatshme konform rregullores së re të Qendrës Shtetërore të Provimeve”, raportoi Ministria.

Rezultatet e provimit shtetëror pritet të shpallen deri më 8 korrik.

Ministri i Arsim dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, nesër në ora 10:00 do të vizitojë shkollën “Niko Nestor” në Shkup, ndërkohë drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Biljana Mihajlovska, do të vizitojë shkollën “Orce Nikollov” në Shkup. Ata do të ndjekin zbatimin e procesit të maturës shtetërore.

Maturantët që nuk do të kalojnë ose jo të plotë maturën shtetërore në sesionin e qershorit do të mund të regjistrohen në sesionin e gushtit kur do të jepen dy provimet eskterne në datat 12 dhe 14 gusht 2024.

Pothuajse 15 mijë nxënës që mbarojnë arsimin e mesëm këtë të shtunë do t’i nënshtrohen dy provimeve eksterne të maturës shtetërore – gjuhë amtare dhe letërsi. Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QShP), organizator i provimit të maturës shtetërore, për muajin qershor janë regjistruar 10.088 kandidatë për provimin në gjuhë dhe letërsi maqedonase, 4.189 për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe 315 kandidatë për gjuhë dhe letërsi turke.

Jeton ShaqiriKushtet në shkollaMatura shtetërore RMVMaturantëMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Nxënës të shkollave të mesmeQendra Shtetërore e Provimeve RMVShkolla të mesme