RMV, në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e disa prej derivateve të naftës

 

Nga mesnata çmimet e benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 rriten për 1,50 denarë për litër, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk.

Nga aty bëjnë të ditur se për 0,50 denarë do të rritet çmimi i Eurodizelit (D-E-V) dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri.

“Kështu, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 75 denarë, Eurosuper BS-98 77 denarë, ndërsa Eurodizel (D-E-V) do të jetë 67,50 denarë”, thonë nga komisioni.

Vaj ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet për 66,50 denarë.

Mazuti do të kushtojë 0,499 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 41,827 denarë.

BenzinaÇmimi i benzinësDizelKomisioni Rregullator për Energji (KRRE)