Nga sonte në mesnatë benzina BS-95 do të shitet me çmim të ri, transmeton Portalb.mk.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullatoe për Energjetikë (KRRE), benzina BS-95 ulet për dy denarë, ndërsa benzinat e tjera, dizeli dhe vaji ekstra i lehtë nuk ndryshojnë.
Kështu, nga mesnata një litër benzinë BS-95 do të shitet për 80 denarë për litër.