RMV, Ministria e Kulturës për vitin 2024 e zgjodhi Kriva Pallankën për Qytet të kulturës

Ministria për Kulturë në Maqedoninë e Veriut ka vendosur që Qyteti i kulturës për vitin 2024 të jetë qyteti i Kriva Pallankës. Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjitha komunat, duke përjashtuar Shkupin, transmeton Portalb.mk.

“Komuna e Kriva Pallankës do të jetë organizator i manifestimit “Qyteti i kulturës” në vitin 2024, vendosi komisioni pas konkursit të shpallur nga Ministria për Kulturës, që ishte i publikuar në Portalin nacional e-shërbime”, njoftoi Ministria.

Në këtë konkurs kishte aplikuar edhe Komuna e Velesit.

“Komisioni profesional i përbërë nga të punësuarit në Ministrinë për Kulturë, vlerësoi që Komuna e Kriva Pallankës ka program të pasur, që ofron koncept të qëndrueshëm programor, me lloje dhe estetikë të ndryshme nga krijimtaria tradicionale dhe bashkëkohore, me pjesëmarrjen e artistëve vendor dhe të huaj”, raportoi Ministria.

Programi i Kriva Pallankës përmban 55 projekte nga të gjitha veprimtaritë, që do të fillojnë të realizohen nga muaji mars e deri në fund të vitit.

Bisera Kostadinovska-StojçevskaKulturë lajmeMinistria e Kulturës (MK)