RMV, Ministria e Bujqësisë shfuqizoi ndalesën për lëvizje të plotë në pyje

Pas vlerësimit të zvogëlimit të rrezikut nga zjarret pyjore në sipërfaqet në pyje dhe toka pyjore nga NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup dhe me kërkesë të tyre, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave mori vendim që ta shfuqizojë ndalimin e plotë të lëvizjes në pyje dhe në tokë pyjore miratuar më 15.07.2024, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, me kërkesë të NP “Pyjet Kombëtare”, më 15 shtator dha pëlqim për vendosjen e ndalimit të plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore. Pëlqimi i tillë u dha në përputhje me nenin 57, paragrafi 3 i Ligjit për Pyjet, për shkak të rrezikut të shtuar dhe parandalimit të zjarreve në pyje në hapësirë ​​të hapur.

Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje dhe toka pyjore U V u vendos në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili vlente  në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00. 

Ata që nuk respektonin këtë ndalim të plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore, personat fizik që do të konstatoheshin duke lëvizur në pyje dhe toka pyjore, sipas nenit 106 të Ligjit për Pyjet, do të dënoheshin me gjobë prej 1.500 deri. 2000 euro në kundërvlerë në denarë.

Zjarret gjatë muajve korrik dhe gusht në Maqedoninë e Veriut kanë qenë të shpeshta, kjo për shkak edhe të stinës së nxehtë, por edhe për shkak të pakujdesisë së njerëzve. Meqë intensiteti i zjarreve ka rënë, ka ardhur edhe shfuqizimi i këtij vendimi.

Ndryshe, që nga fillimi i kësaj vere, më shumë se 85.000 hektarë tokë janë djegur në vend, sipas të dhënave të publikuara nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), një komponent i shërbimit të menaxhimit të emergjencave Kopernik. Një pjesë e madhe e këtyre sipërfaqeve ishin edhe pyje, siç ishin rastet e maleve Sertë, Galiçicë, Mukos e të tjerë. Shifra e saktë se sa pyje janë djegur këtë vit do të duhet të dihet deri në fund të vitit dhe sipas shifrave të fundit të pakonfirmuara bëhet fjalë për rreth 8000 hektarë.

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU)NP "Pyjet e Maqedonisë"Zjarr