Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) njoftoi se sezoni i ngrohjes do të fillojë më 15 tetor, me mundësi që të nisë edhe më herët, nga 1 tetori, nëse temperaturat bien nën 12 gradë Celsius, transmeton Portalb.mk.
“Sezoni i ngrohjes do të fillojë më 15 tetor 2026 dhe do të përfundojë më 15 prill 2027. Mund të fillojë edhe më herët, nga 1 tetori, dhe të përfundojë më së voni deri më 30 prill, në rast se temperatura mesatare e parashikuar e jashtme për ditën e ardhshme është e barabartë ose më e ulët se 12 gradë Celsius”, njoftuan nga KRRE.
Sipas rregullave dhe tarifës për shitjen e energjisë termike, furnizuesi është i obliguar që në hapësirat e ngrohura, nga ora 06:00 deri në 22:00 gjatë ditës, të sigurojë temperaturë prej 20±1 gradë Celsius.
KKE i rikujton konsumatorët që t’i kontrollojnë instalimet e brendshme dhe instalimet në objektet e tyre, si dhe t’i shlyejnë faturat për energjinë elektrike për nënstacionet termike, me qëllim që sezoni i ngrohjes të fillojë pa probleme.