RMV, mbi 800 milionë euro vetëm për katër muaj është dallimi ndërmjet importit dhe eksportit

Në katërmujorin e parë në Maqedoninë e Veriut për shkak dallimit të madh ndërmjet importit dhe eksportit është regjistruar deficit tregtar prej 828 573 000 euro, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – prill 2023 është 2 787 049 000 euro, ndërsa vlera e mallit të importuar, në janar – prill 2023, është 3 615 622 000 euro, që është për 7.9% më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Eksporti ka shënuar rritje për 6.3 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa importi rënie për 7.9 %.
“Këmbimi tregtar sipas prodhimeve tregon se, në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: katalizatorët e transportuesve me metale fisnike ose komponimet e tyre, grupe të përçuesve për ndezje dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, energjia elektrike etj”, raportoi Enti.

DoganaEkonomia e shtetit - Lajme ekonomiEksportImportTransport, Transport publik
Comments (0)
Add Comment