Kompania kontraktuese “J.E.S.”, e cila duhej të ndërtonte mini hidrocentrale në lumin Doshnicë në malin Kozhuv, që nga sot po tërheq makineritë e saj nga vendet ku duhej të ndërtoheshin. Pasi një pjesë e vogël e makinerive u tërhoq muajin e kaluar, pjesa tjetër u largua sot, dhe qytetarët shpallën fitoren dhe shpëtimin e lumit, raporton Portalb.mk.
“Kompania tërhoqi një ekskavator, pastaj një kamion, tre automjete, dhe më pas një kamion tjetër u largua nga vendi”, thotë Marina Tomova nga “Changemakers for All”.
Aktivistët ekologjik besojnë se uniteti dhe rezistenca kanë dhënë rezultate, pasi bllokuan rrugën për në mal për 72 ditë. Rastësisht apo jo, tërheqja e plotë e mekanizimit po bëhet në prag të zgjedhjeve lokale.
Ata njoftojnë gjithashtu fillimin e një beteje ligjore, me qëllim përfundimtar anulimin e koncesionit. Ata kanë paralajmëruar edhe protesta në Shkup para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nëse pas zgjedhjeve vazhdojnë aktivitete për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla.
Një inspektor nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, në terren, në qershor, përcaktoi se investitori po priste drunj në shtratin e lumit Doshnica, gjë që ishte arsyeja që Inspektorati të vendoste ndalimin e prerjes së drurëve derisa të merrej leje ose pëlqim për të njëjtën nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).
Eko-aktivistët që nga 29 qershori e kanë bllokuar rrugën për në burimet e Doshnicës, ku është planifikuar të ndërtohet një mini-hidrocentral. Ata po flenë pranë rrugës në tenda dhe nuk po lejojnë asnjë makineri dhe kamion të shkojë në vend për të filluar aktivitetet e ndërtimit.
- LEXO: Inspektori i Mjedisit në RMV ndaloi prerjen e drunjve në shtratin e lumit Doshnica
- LEXO: Ekskavatorët u tërhoqën nga Kozhufi, aktivistët: Rezistenca e popullit është më e fortë se çdo fitim
- LEXO: Greta Thunberg në bllokadat e Kozhufit: Lufta juaj kundër shkatërrimit të Doshnicës është gjithashtu globale
- LEXO: Shtatëmbëdhjetë ditë bllokadë në rrugën drejt malit Kozhuf: Do të qëndrojmë këtu deri në fund, nuk do të lejojmë hidrocentrale
- LEXO: “Nuk do t’ju lejojmë të prisni venat e Kozhufit”: Qytetarët protestojnë kundër ndërtimit të dy hidrocentraleve