RMV, Fondi ka nënshkruar marrëveshje për realizimin e katër projekteve në lidhje me shfrytëzimin e teknologjisë te të rinjtë

Tre universitete dhe një shoqatë kanë nënshkruar marrëveshje me Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik për realizimin e katër projekteve në interes të të rinjve, transmeton Portalb.mk.

“Duke filluar nga sot, hulumtuesit dhe shkencëtarët e rinj do të kenë në dispozicion katër laboratorë të rinj për hulumtim, krijim dhe inovacion. Me një investim prej 20 milionë denarë, sot në FIZHT u nënshkruan marrëveshjet për realizimin e katër projekteve të përzgjedhura në kuadër të “Sfidës për vendosje të laboratorëve për hulumtim, krijim dhe inovacion MakerSpace”, të cilat do të ofrojnë qasje në teknologjitë bashkëkohore për nxënësit e shkollave të mesme dhe të rinjtë”, sqaroi Festim Halili, drejtor i Fondit.

Marrëveshja u nënshkrua nga Universitet i Evropës Juglindore, Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Shtipit. Po të njëjtën marrëveshje e ka nënshkruar edhe Shoqata “Shoqëria Biologjike e Maqedonisë”.

“Nga sot inovatorët e rinj nga i gjithë vendi do të kenë mundësi të zhvillojnë inovacionet dhe aftësitë e tyre në kushte të reja dhe më të mira”, deklaroi Halili, duke premtuar vazhdimin e investimeve të tilla.

CTRL Z – CTRLZFestim HaliliFondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik RMV (FIZHT)Të rinj - Rini - RiniaTECH - TeknologjiUniversiteti i Evropës Juglindore (UEJL)Universiteti i Tetovës (UT)
Comments (0)
Add Comment