Filloi vendosja e rrethojave të hekurit rreth Qeverisë së RMV-së

Sot ka filluar vendosja e rrethojës metalike rreth ndërtesës së Qeverisë. Pesë ditë pasi u mor vendimi në mbledhjen e qeverisë për të rrethuar sërish ndërtesën, ekipet po vendosnin rrethojën mëngjesin e sotëm, transmeton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh se ndërtesa e Qeverisë është e rrethuar me rrethojë jofunksionale dhe jopërfaqësues në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria ka ngarkuar Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (ShÇPP) që të fillojë procedurën për kthimin e rrethojës në Qeveri, e cila njëherë ishte e instaluar. Në të njëjtën kohë, drejtori i ShÇPP-së, Ivica Tomovski, informoi se në objektin e kazermës Ilinden, rrethoja është mbajtur në mënyrë jo të duhur nën ndikime të jashtme, për çka do të bëjnë vlerësim shtesë”, thanë më 2 korrik nga Qeveria.

Gardhi u vendos në vitin 2015 kur ndërtesa u bë me fasadë barok dhe kushtoi rreth 700,000 euro. Kur LSDM me Zoran Zaevin si kryeministër erdhi në pushtet në vitin 2017, gardhi u hoq për ta bërë objektin të hapur për qytetarët. Ky ishte një nga premtimet parazgjedhore të kryeministrit Zaev.

Gardhi u hoq në shkurt të 2019-ës, u hoq vetëm pjesa metalike dhe mbetën shtyllat e betonit, pasi siç thoshte qeveria e asaj kohe, heqja e tyre ishte e shtrenjtë. Atëherë thuhej se rrethoja do të bëhet stola dhe tenda, por kjo nuk ndodhi.

Hristijan Mickoski HristianQeveria e Maqedonisë së VeriutVMRO-DPMNE