RMV, është vendosur që të kthehen çmimet e vjetra të polisave të sigurimit gjatë regjistrimit të automjeteve

Sot Komisioni i Sigurimit të Përgjegjësisë Automobilistike mbajti mbledhje të re në të cilën shqyrtoi Analizën e arsyetimit dhe korrektësisë së vendimeve të miratuara nga shoqëritë e sigurimeve, të përgatitur dhe të dorëzuar në komision nga Agjencia e Supervizionit të Sigurimeve, si rregullator i punës së tregut të sigurimeve, transmeton Portalb.mk.

Pas shqyrtimit të analizës dhe në bazë të konstatimeve, Komisioni i Sigurimit të Përgjegjësisë Automobilistike mbajti mbledhje dhe konstatoi nevojën e ndryshimeve në Tarifën e premive të sigurimit dhe përgatiti ndryshime dhe plotësime të propozuara në Tarifën e premive, me të cilat neni 3 është rirregulluar në drejtim të mbrojtjes së shfrytëzuesve.

Ndryshimet e propozuara janë në drejtim të përcaktimit të diapazonit nga 15% deri në 30% ku shoqëritë e sigurimeve mund ta përcaktojnë pjesën e premisë për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të përgjegjësisë automobilistike dhe për çdo vlerë të këtyre kostove mbi 30%, duhet të kërkojnë paraprakisht pëlqim nga Agjencia e Supervizionit të Sigurimeve. Kjo nënkupton kthimin e çmimit të sigurimit të autopërgjegjësisë në nivelin e para 25 prillit 2024.

Gjithashtu, u vendos që komisioni, jo më vonë se 30 shtatori i çdo viti, t’i dorëzojë Qeverisë propozim për normën minimale dhe maksimale të premisë teknike të sigurimit për vitin vijues.

“Vendimi për miratimin e tarifës së re është bazuar në analizën e ASS-së, e cila tregon se në datën 23.04.2024, 11 shoqëri sigurimesh që kryejnë punë sigurimesh në grupin e sigurimeve jojetësore kanë dorëzuar njoftime në Agjencinë e Supervizionit të Sigurimeve për vendimet e miratuara nga organet të tyre të menaxhimit për rritjen e premive për sigurimin e detyrueshëm nga AS-ja, me ç’rast i referohen dispozitave të tarifës së premive të sigurimit nga AS-ja, publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së RM-së” me nr.191/2018, ku sipas këtyre dispozitave ofrohet mundësia që në mënyrë të pavarur të vendosin për vlerën e pjesës së premisë për realizimin e veprimtarisë, përkatësisht të ashtuquajturën kompensim i zhdrejtë (kompensim regjie) gjatë përcaktimit të premisë përfundimtare sipas marrëveshjes së sigurimit (neni 3 i tarifës)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Njëkohësisht, njoftimet e shoqërive për ASS-në nuk përfshijnë analiza financiare për periudhat e kaluara, as projeksione konkrete për zhvillimin e pritur të risqeve që ato i ndërmarrin gjatë sigurimit. Argumenti i vetëm të cilit i referohen shoqëritë e sigurimeve janë kostot në rritje të punës, të cilat nuk lidhen drejtpërdrejt me shfaqjen e risqeve, përkatësisht me dëmet që priten dhe që janë shkaktuar.

Gjithashtu, qëndrimi i komisionit mbështetet nga mendimi i ASS-së si rregullator se, ky veprim i shoqërive të sigurimeve ndikon në stabilitetin, sigurinë dhe parashikueshmërinë e funksionimit të të gjithë sistemit të sigurimeve në dëm të të siguruarve, përkatësisht pronarëve të automjeteve motorike.

Vendimi i propozuar që e miraton Komisioni i Sigurimit të Përgjegjësisë Automobilistike në mbledhjen e sotme i është dorëzuar për miratim Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjendja e tregut do të monitorohen në periudhën në vijim dhe do të mratohen vendimet e duhura, bazuar në analiza dhe në proces të hapur dhe transparent. Në lidhje me vendimet e miratuara nga shoqëritë e sigurimеve për rritjen e vlerës së prеmisë bruto për sigurimin e përgjegjësisë automobilistike në gjysmën e dytë të muajit prill 2024, Ministria e Financave konvokoi Komisionin e Sigurimit të Përgjegjësisë Automobilistike, i cili mbajti mbledhje më 26, 29 dhe 30 prill dhe më 2 maj 2024 me qëllim të rishqyrtimit të të gjitha aspekteve të miratimit të këtyre vendimeve.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, e cila është rregullatori i tregut të sigurimeve, komisionit kompetent në Ministrinë e Financave, i dorëzoi një analizë me argumentet kryesore kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të autopërgjegjësisë.

“Bazuar në analizën e të dhënave historike statistikore dhe financiare dhe projeksioneve të marra për zhvillimin e raportit të humbjeve të shoqërive të sigurimit, Agjencia vlerëson se vendimet e shoqërive të sigurimit për një rritje identike të policës për sigurimin e detyrueshëm nga AS është e pajustifikuar”, thuhej në analizë të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Përkundrazi, siç thuhet në analizë, kjo rritje çmimesh është vetëm dhe ekskluzivisht në funksion të mbulimit të kostove operacionale të kompanive të sigurimit.

Më 25 prill çmimi i policës së sigurimit të detyrueshëm të automjeteve është rritur me 15,44 përqind për automjetet me fuqi mbi 44 kilovat. Rritja e çmimit është nga 840 deri në 1.600 denarë, varësisht nga fuqia e veturës.

Më 29 prill, Komisioni i Përgjegjësisë për Automobilistikë rekomandoi që Byroja Kombëtare e Sigurimeve dhe rregullatori, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të sugjeronin që kompanitë e sigurimeve të pezullonin vendimet për të rritur kostot dhe për t’i kthyer ato në nivelet e para 25 prillit.

ÇmimeVetura - Automjet - Automobil