RMV, është ndaluar një e mitur, në çantën e shkollës i është gjetur marihuanë

Policia gjeti dje marihuanë në çantën e shkollës së një 17-vjeçareje. Në njoftimin e policisë thuhet se kontrolli është kryer në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Komunës Kisella Vodë, transmeton Portalb.mk.

“Më datë 09.11.2023, ora 18:30, nga punonjës të Policisë Kisella Vodë, i është hequr liria një të miture 17-vjeçare, e cila gjatë kontrollit në çantën e shpinës së shkollës, është konstatuar se ka marihuanë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

E mitura është intervistuar në stacion policor në prani të një prindi, një avokati dhe një inspektoreje për delikuencën e të miturve, ku ka shpjeguar veprën, shtuan nga MPB.

“E mitura i është dorëzuar prindit, për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të tij do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, shtojnë nga MPB.

Drogë - lëndë narkotikeMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)