RMV, është hapur konkurs për 20 bursa për studime pasdiplomike në Selanik

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në rrjedhë është konkursi për ndarjen e 20 bursave „Boris Trajkovski”, për studime të ciklit të dytë për Programin MBA ekzekutiv pan-evropian me diplomë të dyfishtë nga Universiteti-Jork dhe Universiteti i Strasburgut, i cili realizohet  në Selanik, Republika e Greqisë, transmeton Portalb.mk.

Bursat ndahen nën përkrahjen  e Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i referohen vitit akademik 2024/2025, për drejtimet në vazhdim: menaxhment i përgjithshëm; marketing; financa; menaxhim në logjistikë; menaxhim në shëndetësi dhe menaxhim i burimeve njerëzore.

Vlera e një burse është 14,890 euro dhe mbulon shpenzimet e regjistrimit. Gjysma e mjeteve, gjegjësisht 7,445 euro, janë siguruar nga Qeveria e Maqedonisë përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa gjysma tjetër nga Siti Kolexh – Kampusi Evropian i Universitetit të Jork-ut. Shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe shpenzimet e tjera ditore janë barrë e kandidatit.

Të gjitha informatat shtesë për kushtet, kriteret dhe dokumentet e nevojshme për aplikim gjenden në konkursin e publikuar KËTË LINK. Afati i fundit për aplikim është 13 shtator 2024.

Bursa shkollore - universitareMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Studentë