RMV, dy kandidate për ambasadore e kaluan filtrin e komisionit

Në Komsionin për Politikë të Jashtme e kaluan filtrin dy kandidate për ambasadore të ardhshme të venit. Elma Altorok prezantoi vizionin e saj si ambasadore në Egjipt kurse Tatjana Loparski në Hungari, raporton Alsat.

Në shtator kaluan katër kandidatë të tjerë. Kandidatët ishin propozuar nga qeveria në koordinim me Presidenten, kishin marrë pëlqimin e vendeve përkatëse dhe procedura kishte ngecur në Kuvend që në fillim të vitit. Presidentja ndërkohë duhet të nënshkruaj dekretin për emërimin e tyre.

Ligji parashikon që të paktën 50% e ambasadorëve të jenë diplomatë të karrierës kurse ministri i Jashtëm Timço Mucunski ka këmbëngulur se Maqedonia tashmë përmbush kushtin dhe arrin në 60%.

 

EgjiptiHungariaMinistria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ)Parlamenti - Kuvendi i Maqedonisë së VeriutTimço Mucunski