RMV, Bogoev konfirmoi se janë ndërruar disa drejtues në Dogana

Drejtori i Drejtorisë Dogranore, Stefan Bogoev në deklaratë për 360 Gradë konfirmoi se ka sjellë një sërë vendime me të cilat ka kryer rekonstruksion kadrovik në pozita kyçe në sistemin e administratës udhëheqëse. Ai nuk dëshiroi në mënyrë shtesë t’i komentojë arsyet se pse e ka marrë këtë hap, por burime nga Drejtoria thonë se ai po përpiqet të krijojë ekipin e tij në të cilin do të ketë besim të plotë dhe do të jetë më efikas në realizimin e detyrave, njofton Portalb.

Bogoev konfirmon se shef i ri i Doganës mobile është Metodij Teodosievski, i cili vjen në vendin e Bllagoja Kërstevskit. Për Kërstevskin, si dhe për shumë udhëheqës në Doganë në periudhën kur me të udhëhiqte drejtoresha paraprake Sllavica Kutirova, në kuloare spekulohej se jashtëzakonisht janë të afërt me Igor Milevin, i cili vlente si drejtor në hije në këtë institucion, edhe pse formalisht ishte vetëm këshilltar i Kutirovës.

Gjithashtu, ndryshim ka edhe në vendet e shefave në thuajse të gjithë vendkalimet kufitare. Me kufirin më frekuentues, atë të Maqedonisë – Serbisë në Tabanoc do të udhëheqë Emilija Trajkovska. Igor Jolevski, madje, është shef i ri i Doganës së Manastirit, ndërsa ndryshim në pozitat udhëheqëse ka edhe tek përgjegjësit për vendkalimin kufitar “Bllacë”.

Dogana e fuqishme e Shkupit do të drejtohet nga Meliha Paneva, e cila deri më tani ka qenë ndihmës-drejtoreshë e sektorit për akciza. Vendin e saj do ta marrë shefja e Departamentit për alkool, pije alkoolike dhe produkte të duhanit, Vesna Zmajshek.

Ndryshime, siç thotë Bogoev, janë bërë edhe në pozitat drejtuese të njësive doganore Shkup 1 dhe Shkup 2.

Drejtoria e doganave RMV
Comments (0)
Add Comment