Konform informacioneve nga Banka Shparkase, partnere e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në realizimin e masës – subvencionimi i racionit për studentë, deri më tani rreth 60% e studentëve të cilët kanë plotësuar kushtet për realizimin e kësaj të drejte kanë tërhequr kartelën e dedikuar të pagesës vetëm përmes së cilës do të mund t’i shfrytëzojnë mjetet që u takojnë, njoftoi MASh, transmeton Portalb.mk.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës u bënë thirrje të gjithë studentëve të cilët ende nuk kanë vepruar konform udhëzimeve të dhëna, ta bëjnë këtë sa më parë. Është e detyrueshme të regjistroheni në platformën aktive online të Bankës Shparkase dhe të azhurnojnë të dhënat e tyre në: https://netbanking.mk/studentPortal”, thonë nga MASh.
Më pas, ata do të njoftohen përmes SMS porosisë për kohën e saktë ( brenda 24 orëve nga momenti i azhurnimit të të dhënave) dhe për vendin për nënshkrimin e marrëveshjes për hapjen e llogarisë së veçantë dhe për marrjen e kartelës Visa të dedikuar për pagesën për subvncionimin e racionit.
Mjetet në shumë prej 140 denarë në ditë do të mund t’i shfrytëzojnë nga e hëna deri të shtunën për të blerë ushqime në markete, furra buke, restorante dhe persona të tjerë juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se aplikimi për këtë të drejtë për kandidatët që do të fitojnë statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024 dhe të cilët nuk kanë regjistruar semestrin veror, zgjat nga data 27 shtator deri më 2 tetor 2023. Çdo aplikant që ka nevojë për mbështetje të drejtëpërdrejtë gjatë procesit të aplikimit mund të adresohen në kontaktin në vazhdim : so.us@mon.gov.mk ose në zyrën e dedikuar në katin përdhesë në ndërtesën e Ministrisë.