Rita Ora vjen në Ohër me koncert të përmasave botërore

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, do të performojë këtë verë në Ohër, në një nga koncertet më të mëdha muzikore që pritet të organizohen në Maqedoninë e Veriut. Koncerti është paralajmëruar për më 1 gusht 2026 dhe do të mbahet në stadiumin “Biljanini Izvori”, ku pritet të mblidhen mijëra adhurues nga vendi dhe rajoni, shkruan Portalb.mk.

Ohri është përfshirë në kalendarin e turneut veror të këngëtares, e cila gjatë muajve të verës do të performojë në disa qytete evropiane. Paraqitja e saj në Ohër pritet të jetë një prej ngjarjeve kryesore muzikore të sezonit turistik në qytet.

Në skenë, Rita Ora pritet të interpretojë hitet që e kanë bërë të njohur në mbarë botën, si dhe këngë nga projektet e saj më të reja. E njohur për performancat energjike dhe produksionet e mëdha skenike, këngëtarja pritet të sjellë një spektakël të veçantë për publikun.

Koncerti pritet të tërheqë vizitorë jo vetëm nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga Kosova, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit.

Për fansat shqiptarë, performanca në Ohër paraqet një mundësi të mirë për ta parë nga afër një prej artisteve shqiptare më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.

Biletat janë në shitje dhe mund të merren duke klikuar KËTU.

KoncertKultura shqiptareKulturë lajmeOhriRita Ora