Riparimi i murit mbajtës të shembur mbi Klinikën e Fëmijëve Shkup mund të zgjasë gjatë gjithë verës

Në ambientet e Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), sot pasdite është mbajtur takim koordinues për murin mbajtës dhe ujërat nëntokësore në rrugën “Belgradska”, afër Klinikës Universitare “Nëna Tereza”për sëmundje të fëmijëve në Shkup. Ministria e Shëndetësisë në periudhën e ardhshme do ta zgjidhë problemin me rrethojën, ndërsa Qyteti i Shkupit dhe Komuna Qendër këto ditë do të kenë takim koordinues për zgjidhjen e problemit me ujërat nëntokësore raporton Portalb.mk.

“Kemi pasur një takim koordinues ku kemi diskutuar për çështjen e murit mbajtës dhe ujërave nëntokësore në rrugën “Belgradska”, afër Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup. Në takim është diskutuar në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe zgjidhje afatgjatë dhe një zgjidhje akute afatshkurtër që mund të ofronte si sistem në shtet. Në planin afatgjatë, problemi është shumë më serioz dhe më i madh. Fjala është për kapjen e plotë të ujërave nëntokësore nga Vodno sepse një pjesë e rrjetit të kanaleve është ndërtuar në vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar, është shkatërruar, groposur, një pjesë po mirëmbahet, aktualisht nuk mund të themi se kemi mirëmbajtje të plotë, sepse duhet rindërtim dhe një ndërtim krejtësisht i ri i një sistemi të ri”, deklaroi këshilltari shtetëror për organizimin dhe funksionimin e sistemit për menaxhim me kriza, Dragi Tarçugovski.

Një zgjidhje afatgjatë që, shtoi ai, duhet të zgjasë me vite, ndoshta edhe një dekadë.

“Por është një problem shtetëror që do të zgjidhet në të ardhmen. Çfarë mund të bëjmë në mënyrë akute dhe menjëherë? Riparimi i rrethojë është në juridiksionin e Ministrisë së Shëndetësisë. Për këtë do të vendoset në periudhën e ardhshme nga Ministria e Shëndetësisë. Mund të kërkohet zgjidhje akute, urgjente për ujërat nëntokësore që tashmë janë ujëra sipërfaqësore në rrugën “Beogradska” dhe zgjidhja e tyre, kjo do të thotë se do të shqyrtohet çështja mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës Qendër”, tha Tarcugovski.

Ai pret që në ditët në vijim të mbahet takim koordinues vetëm në mes të Qytetit të Shkupit dhe Komunës Qendër dhe të shihet se çfarë mund të bëhet si zgjidhje e shpejtë për zgjidhjen e këtij problemi.

Ai bëri të ditur se ndaj tyre nuk ka pasur asnjë kërkesë nga qytetarët për një kahje. Duke iu përgjigjur një pyetjeje, ai tregoi se nuk besonte që muri të riparohej për tre ditë. Sipas tij, do të riparohet në periudhën e ardhshme, ndoshta gjatë gjithë verës.

Përndryshe në rrezik janë jetët dhe pronat e njerëzve, Këtu automjetet lëvizin në të dy drejtimet, por është e ngushtë dhe mezi përshkohen ka thënë dit më herët Stojançe Angelov.

Komuna QendërMaqedonia e Veriut RMVMinistria e Shëndetësisë (MSH)Qendra Klinike ShkupQendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMVQyteti i Shkupit