Rinia në RMV përballë sfidave, Enis Miftari: Korrupsioni shkak për shumë probleme tjera

Rinia në Maqedoninë e Veriut përballet me një sërë sfidash, duke filluar nga papunësia, shëndetin mendor, varësinë nga teknologjia, problemet në arsim dhe shumë të tjera. Për këto tema dhe jo vetëm, Portalb.mk bisedoi me Enis Miftarin, kryetar i organizatës Center for Youth Education and Mediation (CYEM) në Gostivar, i cili mes tjerash theksoi se për të përmirësuar mirëqenien e të rinjve, është thelbësore të rregullohet sistemi i arsimor.

Portalb: Të rinjtë në vend përballen me shumë probleme, çfarë duhet të ndryshojë që mos të ikin të rinjtë nga vendi?

Enis Miftari: Ajo që duhet të ndryshohet te ne, te të rinjtë është sistemi, kryesisht nuk duhet të jetë kaq korruptiv sa është. Korrupsioni është ajo që ju krijon një hendek të rinjve që ato mos të kyçen në institucione që sjell edhe krizë ekonomike, papunësi dhe emigrimin masiv mbi të gjitha.

Ajo që duhet të ndryshojë janë dy elemente elementi i parë ka të bëjë kryesisht me sistemin që është shumë i korruptuar dhe është i partizuar. Ndërsa në aspektin shoqëror duhet ta kuptojnmë shumë mirë deformimin që ne ja bëjmë vetes tonë si shoqëri duke mos pranuar realitetin, se jo të gjithkush meriton të jetë student dhe ta kuptojmë realisht drejt konceptin e studimeve. Studimet janë produkt ndërsa ne si duket kemi ngadalësim dhe jemi të vonshëm në kapjen e koncepteve të drejta për arsimin dhe ngritjen e individit.

Ne në vend që të mësojmë në shkollë fillore dhe të mesme te ne mësohet në universitet ndërsa studimet kryesisht mbeten në master. Pra duhet ta kuptojmë që studimet janë për të studiuar si shoqëri edhe mësimi teknik do të kisha thënë është në shkollimin fillor dhe të mesëm këto janë dy arsyet bazë.

Portalb: Si duhet te duket një qytet në Maqedoninë e Veriut për të qenë atraktiv në sytë e të rinjve?

Enis Miftari: Kryesisht një qytet atraktiv duhet të ketë investime të bollshme duhet të ketë programe të cilat do ju dedikohen të rinjve edhe nga ana tjetër duhet të ketë infoqendra për të rinjtë.

Siç duket koncepti i voluperizmit (gjendje ose simptomë që karakterizohet nga mungesa e dëshirës për të punuar ose nga një ndjenjë e madhe e përtacisë) ka humbur te të rijnë dhe nuk e kuptojnë. Pra kemi të bëjmë me fenomenin gjithçkaje që duhet ne ta bëjmë materiale ta materializojmë atë. Kështu që e kemi bërë edhe vullnetarizmin por për të qenë në qytet atraktiv atë mund të bëjnë vetëm të rinjtë sepse të rinjtë e dinë se çfarë i duhet kohës së tyre këto duhet të jenë kryesisht burimi i idesë edhe projekteve për qytetin ndërsa implementues dhe realizues të ideve të të rinjve mbeten organet shtetërore edhe ato komunale.

Dua të theksojë se bashkëpunimi ndërmjet organizatave lokale, institucioneve lokale dhe institucioneve tjera shtetërorë në qytete duhet të jetë shumë i theksuar kryesisht duhet të kenë forume të përbashkëta edhe të sjellin programe me plane aksionare të cilat do të kenë një periudhë të caktuar paraprakisht.

Portalb: Sipas teje, prania në rrjetet sociale e rrit kreativitetin e tyre apo e kundërta shkakton pakënaqësi dhe ankth?

Enis Miftari: Shthurja ose do të kisha thënë të rinjtë i ka kapluar nëpërmjet rrjeteve sociale nuk arrijnë ta kuptojnë. Ne që jemi në botën e medias edhe e kuptojmë shumë mirë se si ndërtohet një realitet brenda medias edhe se si media mund të ja paraqes dikujt pra përmbajtja e cila paraqitet në rrjete sociale të rinjve u shkakton ankth për aspektin se ato duke dashur që të jenë në atë pozitë ose duke menduar që të jenë në atë pozitë pra në një far forme mendimi i tepërt për të ardhmen dhe për realizimin e gjërave d.m.th. humbja e kontaktit me durimin kryesisht të rinjve ju jep ankth.

Do të kisha thënë që kreativiteti i ulët për shkak të ndikimit të lartë të inteligjencës artificiale edhe kjo e kontaminon mendimin e lirë të të rinjve të cilët kryesisht janë përdorues të shumtë të rrjeteve sociale. Po ashtu duke marrë parasysh se të rinjtë i përdorin rrjetet sociale pa ndonjë kufizim gjatë ditës kjo i bën ato që të mos ta kuptojnë mbi elementin kohë, pra në vend që të jenë prodhues ose të japin një produkt të rinjtë te ne mbetën veten përdorues kryesisht, vetëm e konsumojnë atë produkt që dikush tjetër e krijuar. Kështu që mendoj që kreativiteti tek të rinjtë bie me përdorimin e tepërt e këtyre rrjeteve sociale.

Prandaj do të kisha thënë se çdo gjë e tepërt ju ka sjellë të rinjve shumë dëm.

Portalb: Papunësia mbetet problem i të rinjve çfarë duhet bërë në këtë drejtim sipas teje?

Enis Miftari: Për nga aspekti institucional e gjithë kjo papunësi shkaktohet edhe për shkak të kushteve jo të mira në institucionet shtetërore. Aspekti i dytë i papunësisë është kryesisht se te ne nuk ndjekin profile teknike, ne kemi mungesë të kuadrit në profile teknike dhe sa ma herët duhet ta kuptojmë sistemi i arsimit duhet të jetë referencë për të gjithë ne dhe ta kuptojmë që nuk mundet që dikush të jetë i mirë në punë duke mos bërë një periudhë praktik pra duhet kuptuar që ndërtimi i punës praktike është thelbësore për një karrierë të mirëfilltë.

Nuk është vonë të ndërmarrim disa hapa dhe një ndër hapa kryesorë është që ta kuptojmë si shoqëri që jo çdo kush është i lindur për të qenë në institucione shtetërore dhe duhet kuptuar se jo çdo kush është i lindur për të qenë i shkëlqyeshëm duhet ta kuptojmë që një njeri mund të ketë prirje në profilet teknike dikush tjetër me aftësi shumë të mira në përdorimin e teknologjisë. Pra mendoj se shteti kryesisht dhe institucionet duhet të ndërmerren dhe të filloj që nga arsimimi fillor dhe të merremi me detektimin e aftësive të fëmijës. Nga sistemi Amerikan dhe ai Suedez që kanë të bëjnë me Big Five Test.

Portalb: Dhuna midis të rinjve mbetet shqetësim i madh në RMV, si një i ri si e sheh këtë problem dhe ku e sheh zgjidhjen?

Enis Miftari: Mendoj që papunësia, varfëria dhe rrjetet sociale ndikojnë në rritjen e dhunës. Pra njerëzit atë që shohin në rrjetet sociale ndikohen dhe kështu që kontakti me sjelljet pro sociale ka humbur, afirmiteti është humbur për shkak se tek individi lindën aspekti i krizës së identitetit që pastaj manifestohet me atë se duhet ta gjejë veten diku.

Jo rastësisht kjo ndodh kur në një shoqëri si e jona shumë të rijnë e të reja po edhe në përgjithësi shoqëria jonë nuk merret me aspektin e njohjes së vetes. Për ta përmbushur mozaikun e personalitetit të vet prandaj edhe rastet e dhunës janë në rritje. Si shoqëri kemi humbur kontaktin me leximin nëse merren statistika do të shihet se sa pak lexohet, do dukej se numri analfabetëve funksional rritet. Prandaj i kemi rastet e dhunës në rritje ka humbur kontakti me durimin si shoqëri dhe e kemi kontaminua veten në këto paradigma e errëta për ti kundërshtuar ose atakuar tjerët që mendoj që dhuna vjen si rezultat i problemeve tona të brendshme të individëve dhe grupeve të caktuar.

Ajo që duhet bërë për ta parandaluar dhunën është kryesisht duhet të kthehemi mbas dhe ta shohim se ku e kemi problemin me edukimin dhe arsimimin. Ne harrojmë që procesi edukativo arsimore fillimisht është edukativ dhe pastaj ai arsimor. Sistemi arsimit te ne është i gabuar për këtë kemi edhe raste të dhunës. Ne në vend se të merremi me edukimin fillimisht ne dëshirojmë që prej shkollë fillore të kemi ekspert, priremi dhe e manifestojmë si shoqëri, gëzohemi duke qenë përdorues e joprodhues. Një prind tipik shqiptar është tej mase i gëzuar që fëmija i tij e përdor telefonin shumë mirë ndërsa kuptimi mbi smartfonat është kjo telefoni i mençur pra ti je teknik ndërsa ai është ekzekutiv.

GostivariOrganizata Joqeveritare (OJQ)PapunësiPapunësia te të rinjtëTë rinj - Rini - Rinia