Revizioni gjeti disa parregullsi në Komunën e Karposhit

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar disa parregullsi në lidhje me funksionimin e Komunës së Karposhit, për çka propozoi edhe disa rekomandime për shmangien e këtyre problemeve, transmeton Portalb.mk.

“Devijime gjatë realizmit të buxhetit, në krahasim me buxhetin e planifikuar; revizioni i brendshëm ka mungesë të kuadrit; nuk ka regjistër për pasuritë e paluajtshme dhe mungesë e raportit deri në ministri në lidhje me shfrytëzimin e mjeteve nga përcaktimi i statusit juridik për objektet e ndërtuara pa leje”, raportoi Enti.

Ky raport i Revizioni është përpiluar për punën e Komunës së Karposhit gjatë vitit 2021.

“Shprehim mendim të pakënaqur rreth vërtetësisë dhe objektivitetit të raportit financiar dhe përputhjes me rregullativat ligjore”, deklarojnë nga Enti në lidhje me xhirollogarinë themelore 637.

Reviozoni në lidhje me këtë xhirollogari, konstatoi se ka pasur regjistrim të mallit në mënyrë jo të plotë, llogari të bllokuara, gabime gjatë zbatimit të ligjit për donacione, gabime gjatë zbatimit të punësimeve, ndërsa të disa mjete nuk janë shënuar pronarët.

 

Enti Shtetëror për Revizion RMV (ESHR)Komuna e Karposhit
Comments (0)
Add Comment