Regjim i posaçëm komunikacioni nesër dhe pasnesër në Shkup (FOTO)

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se duke filluar nga data 29.11.2023 (e mërkurë) nga ora 13.00 deri në përfundim të Këshillit Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) 2023 më 30.11.2023 (e enjte), që do të jetë duke u mbajtur në QRS “Boris Trajkovski” në Shkup, do të mbyllet për qarkullim bul. “Ilinden”, nga udhëkryqi me “rr. Klimenti i Ohrit” deri te udhëkryqi me rrugën “Ljubljanska” dhe “8 Shtatori”, nga kryqëzimi me rrugën “Skupi” deri te kryqëzimi mebulevardin “Aradhat partizane”, transmeton Portalb.mk.

“Për këto arsye, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit të Shkupit. Ministria e Brendshme u bën apel të gjithë qytetarëve – shfrytëzuesve të rrugës që t’u binden urdhrave të punonjësve të policisë”, thonë nga MPB.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që 30 nëntori (e enjte) të jetë ditë jopune për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike, në zonën e qytetit të Shkupit.

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, u vendos që orari i punës së të gjithë punonjësve në administratën shtetërore dhe publike të territorit të qytetit të Shkupit më 29 nëntor (e mërkurë), të përfundojë në ora 12:00.

Takimi i ministrave të punëve të jashtme të Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor në Shkup.

Regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

Këshilli Ministror i OSBE-së është ngjarja më e madhe në historinë e Maqedonisë së Veriut si për nga dimensioni ashtu edhe për nga rëndësia për vendin. Në Këshillin Ministror pritet të marrin pjesë 76 delegacione të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe partnerëve, të përfaqësuar në nivel të ministrave të jashtëm ose më shumë se 1000 përfaqësues të delegacioneve.

KomunikacioniMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)OSBE RMV