Raporti: Snajperisti goditi armën e atentatorit të Trumpit para se të vritej, kjo e vonoi atë

Një snajper i njësisë speciale ka shpëtuar jetë duke qëlluar armën e atentatorit të Donald Trumpit dhe duke e rrëzuar atë, thuhet nga një hetim, transmeton Koha.net.

Sipas një raporti të kongresistit nga Louisiana, Clay Higgins, plumbi i snajperit e dëmtoi armën e Thomas Matthew Crooksit dhe e pengoi synimin e tij pasi shtiu disa herë në Pennsylvania. Minuta më pas, një snajperit i Shërbimit Sekret e vrau.

Raporti i tij thotë se një operator i SWAT-it ishte i pari që gjuajti mbi sulmuesin.

Higgins ka thënë se snajperisti “vrapoi drejt kërcënimit, vrapoi drejt një pozicioni për gjuajtje të qartë me vijën e zjarrit”.

Më pas, me një të shtënë, ai gjuajti drejt sulmuesit dhe goditi një pjesë të armës së tij, thuhet në raport.

Kjo e rrëzoi sulmuesin nga pozicioni i tij përkohësisht, por “pas pak sekondash ai u ngrit” para se të qëllohej për vdekje.

Crooks vrau një person dhe plagosi dy të tjerë. Trump u plagos në vesh derisa po mbante fjalim.

Niveli i sigurisë rreth ish-presidentit është ngritur që atëherë.

Donald Tramp (Trump)Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)