Rama mesazh Greqisë: S’kemi asnjë pretendim tjetër veç respektit reciprok

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot së bashku me anëtarët e Qeverisë së Shqipërisë zhvilloi një tubim në Athinë me emigrantët shqiptarë. Rama, siç raporton TopChannel, kërkoi nga shteti grek respekt reciprok.

“Shqipëria nuk ka asnjë pretendim tjetër veç respektit reciprok, kujdesit reciprok që jetojnë në dy shtet tona, marrëdhënieve reciproke të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë”, deklaroi Rama.

Ai vlerësoi se Shqipëria është një nga shembujt më përparimtarë mes vende të Këshillit të Evropës, derisa flet për respektimin e pakicave.

“Në asnjë rast një grek etnik nuk ka pasur asnjë hall apo problem për shkak të kombësisë së tij, kurrë, asnjëherë grekëve etnikë nuk u është mohuar nga shteti shqiptar e drejta e tyre e besimit, e gjuhës apo pronës” deklaroi Rama.

Edi RamaGreqiaShqipëria