Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë edhe në Bosnje me letërnjoftimet me emrin e vjetër

Ministria për Punë të Brendshme ka njoftuar që qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë edhe në Bosnjë e Hercegovinë përmes letërnjoftimeve me emrin e vjetër të shtetit, transmeton Portalb.mk.

“Qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë në Bosnje dhe Hercegovinë me letërnjoftime me emrin e vjetër, duke respektuar Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës për kushtet për udhëtimin e qytetarëve të të dy vendeve, nënshkruar në vitin 2018”, njoftoi Ministria.

Ministria përkujtoi që një praktikë e tillë është duke u zhvilluar edhe me Republikën e Kosovës, Serbisë dhe Shqipërisë.

Ndryshe, ministri teknik i punë të brendshme, Pançe Toshkovski, sot ka njoftuar që Austria dhe Kroacia kanë mirëkuptim për problemin me ndërrimin e dokumenteve dhe nuk u bëjnë probleme të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut gjatë lëvizjes së tyre në këto dy vende me pasaporta me emrin e vjetër kushtetues nëse kanë afat.

Të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut kishin afat për ndryshimin e dokumenteve personale deri më 13 shkurt të këtij viti. Pas kësaj date, qytetarët me pasaporta të vjetra nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit. Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve.

Bosnja e HercegovinaDokumente personaleMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)PasaportaSarajevaVendkalim kufitar