QMK ka alarmuar për reshje të dendura shiu në Maqedoninë e Veriut

Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK) ka paralajmëruar reshje të dendura shiu në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në pjesën perëndimore, duke u bazuar në paralajmërimet e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), raportoi Portalb.mk.

“Nga DPHM njoftuar se nën ndikimin e aktiviteteve ciklonik, duke filluar nga orët e mbrëmjes, si dhe gjatë natës, priten reshje të shiut në gjithë territorin e vendit. Reshjet më të dendura pritet të jenë në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit”, njoftuan nga QMK-ja.

Në orët e mbrëmjes, reshjet e shiut pritet të jenë mbi 40 l/m2. Në bazë të parashikimeve, Qendra paralajmëroi probleme kryesisht nga Mali Sharr, Korab, Deshat, Stogovë, Karaoman, Bistra dhe Jabllanicë, duke mos anashkaluar edhe vendbanimet e ndryshme në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Ohër.

Qendra vlerësoi se në këto qytete do të mund të ketë problem urbane pasi rrjeti atmosferik nuk ka kapacitet të mjaftueshëm, duke paralajmëruar rritje të nivelit të lumit, por nuk pritet dalja e tyre nga shtrati.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike në orët e mbrëmjes njoftoi që më së shumti reshje ka pasur në Lazaropole (48 l/m2) dhe në Kodrën e Diellit (47 l/m2), ndërsa në qytetin e Tetovës reshjet në 12 orët e fundit kanë arritur sasinë prej 39 l/m2 .

Enti - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike RMV (DPH)Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMVReshje shiu