Qeveria e RMV-së deri më 1 qershor e vazhdoi uljen e akcizës së karburanteve dhe TVSH-së pr benzinat nga 18 në 10 përqind

Qeveria sot në seancë të jashtëzakonshme deri më 1 qershor e vazhdoi afatin për masat e orientuara drejt zbutjes së presioneve të çmimeve dhe mbrojtjes së standardit jetësor të qytetarëve, publikoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieka Koçoska në profilin e saj në Fejsbuk, njofton Portalb.mk.

“masat e orientuara drejt zbutjes së presioneve të çimeve dhe mbrojtjes së standardit jetësor të qytetarëve vazhdojnë me zbatim deri më 1 qershor të vitit 2026. Vendimin e solli Qeveria sot në seancë të jashtëzakonshme. Këto masa janë përgjigje adekuate ndaj sfidave ekonomike dhe pasigurive me të cilat ballafaqohen të gjithë shtetet në në tregjet ndërkombëtare të energjenseve”, shkroi Dimitrievska Koçoska.

Si Qeveri dhe Ministri e Financave, siç potencoi, sigurojmë stabilitet dhe parashikueshmëri, ulje të presioneve inflatore, mbështetje të ekonomisë dhe ruajtje të standardit të jetesës së qytetarëve.

Vendimi paraprak i Qeverisë për ulje të akcizës të derivateve dhe të TVSH-së për benzinat nga 18 në 10 përqind skadon të hënën më 18 maj. Me vazhdimin e afatit edhe gjatë dy javëve të ardhshme derivatet do të shiten me çmime më të ulëta. Njëherit, të hënën skadon edhe afati i zbritjes së ofruar nga importuesi më i madh i produkteve të naftës në vend, OKTA. OKTA u ofron shumicës së stacioneve të benzinës në vend zbritje prej tre denarësh për një litër dizel dhe prej dy denarësh për benzinat.

Kriza aktuale e çmimeve të karburanteve lidhet me zhvillimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, ku përshkallëzimi i konfliktit ushtarak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ka ndikuar drejtpërdrejt në tregjet globale të energjisë. Ky tension ka shkaktuar pasiguri në furnizimin me naftë dhe rritje të çmimeve në bursat ndërkombëtare, duke reflektuar më pas edhe në vendet e rajonit. Si pasojë, shumë shtete janë përballur me rritje të kostove të importit të karburanteve, çka ka detyruar qeveritë të ndërhyjnë me masa fiskale dhe rregullatore për të zbutur ndikimin tek qytetarët.

Çmimi i naftësQeveria e Maqedonisë së Veriut