Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të shpenzojë 9 euro për çdo udhëtarë në aeroportin e Shkupit dhe 11 euro në atë të Ohrit

Ministri për transport në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Nikollovski, ka sqaruar që Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mbështet kompanitë ajrore me 9 euro për çdo udhëtar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe 11 euro në Aeroportin “Apostol Pavle” në Ohër, transmeton Portalb.mk.

“Në kuadër të programit trevjeçar është paraparë mbështetje financiare në vlerë prej 360 milionë denarë. Krahas kushteve tjera, planifikohet 9 euro mbështetje për kompanitë për çdo udhëtarë në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup dhe 12 euro në Aeroportin “Apostol Pavle” në Ohër”, sqaroi Ministria për Transport.

Konkursi i publikuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, për mbështetjen e kompanive ajrore për linjat e reja në aeroportin në Shkup dhe Ohër në periudhë 2025-2027, do të jetë i hapur deri më 7 tetor.

Ministri Nikollovski sot zhvilloi takim pune me drejtorin ekzekutiv të kompanisë WizzAir, Jozef Vardar.

Ndryshe, për të katërtin muaj radhazi ka vazhduar edhe në korrik rënia e numrit të udhëtarëve në Aeroportin e Shkupit. Këtë korrik Aeroporti i Shkupit kishte 296.861 udhëtarë, ku pati rënie prej 5,5 përqind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo rënie është kryesisht për shkak të reduktimeve në kapacitetin dhe rrjetin e Wizzair për shkak të problemeve të motorit në avionët Airbus 320, por përsëri vetëm në korrik, nga totali prej 296,861 udhëtarësh, 164,182 llogariten për Wizzair apo 55 për qind.

Ministri për transport, Aleksandar Nikollovski më 22 shtator sqaroi që Qeveria e RMV-së ka ndryshuar mënyrën e subvencionimit të fluturimeve, ashtu që pret të ketë vitin e ardhshëm rritje të numrit të udhëtarëve mbi 20 përqind.

Aeroplan - AvionAeroport/eAeroporti i OhritAeroporti i Shkupit TAVAleksandar NikollovskiFatkeqësi ajrore - Rrëzim avioni aeroplaniMinistria e Transportit dhe Lidhjeve (MTL)TransportTransport ajrorWizz Air