Me dhjetëra shqiptarë janë mbledhur në Bruksel pranë selive të Bashkimit Europian për të protestuar në mbështetje të protestës anti-qeveritare që ka shpërthyer në Tiranë, pas incidentit të një javë me parë ku një protestues u tërhoq zvarrë nga rojat e sigurisë private të kompanisë që planifikon të investojë mbi 4 miliardë euro për zhvillimin e zonës, transmeton Gazeta Tema.
Në pamje shihen të rritur e fëmijë me flamuj kuq e zi dhe me pankarta të ndryshme. Përveç Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, protestat kanë shpërthyer edhe në disa vende ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët në Europë dhe përtej oqeanit.
Edhe shqiptarët në Britaninë e Madhe protestojnë për të dytën ditë para Ambasadës Shqiptare në Londër kundër projektit në Zvërnec, transmeton opinioni.al.
Protestuesit mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe për mbrojtjen e mjedisit dhe transparencë mbi zhvillimet e planifikuara në zonë.