Protesta në Dogana dhe DAP të RMV-së, të punësuarit kërkojnë paga më të larta

Të punësuarit në Drejtorinë Doganore të RMV-së dhe Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP) sot kanë protestuar për paga më të larta, njofton Portalb.mk.

Të punësuarit në Doganë gjatë kohës së pauzë prej 12 deri në 12.30 kanë mbajtur protestë paralajmëruese, gjatë së cilës kërkuan pagesën e shtesës në pagë për 30% dhe marrëveshje të re kolektive.

Nga ana e Sindikatës së Doganës paralajmëruan se do t’i mbyllin pikat kufitare ndaj shteteve fqinje nëse nuk u paguhen kërkesat për paga më të larta.

Edhe të punësuarit në DAP sot për të dytën ditë me radhë protestuan në periudhë prej orës 10 deri në 12 duke kërkuar rritje të pagave për 30%.

Sindikata e DAP paralajmëroi se deri te punëdhënësi sot do të dërgojë njoftim për grevë, por edhe propozim për marrëveshje deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, ata u kërcënuan se do të organizojnë grevë të përgjithshme.

DoganaDrejtoria e doganave RMVDrejtoria për të Ardhura (hyra) Publike RMV (DAP)Paga - RrogaProtesta
Comments (2)
Add Comment