Prokuroria të reagojë për ndërtimin pa leje në rrugën e “Pllastikave”, kërkoi Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot publikisht i bëri thirrje Prokurorisë Publike që të reagojë në lidhje me një nga ndërtimet pa leje në rrugën e “Plkastikave” në Shkup, raporton MIA. Siç theksoi Kovaçevski, popullit i ka ardhur në majë të hundës nga krimi dhe anashkalimi i ligjeve. 

“E thashë publikisht se po e thërras Prokurorinë të reagojë. Nuk mund të them nëse ka hapur rast. Por, ja, edhe një herë ju them se gjatë kësaj jave do ta pyes me shkrim, me shkrim do ta pyes Ministrinë  duke pasur parasysh atë  që kemi kompetenca të ndara, deri ku është ai rast dhe a janë informuar ata nga mjetet për informim publik, ndërsa për të gjitha detajet e tjera mund t’ju tregojë kryetarit të komunës. Më pyetët nëse dikush po na ndalon. Askush nuk na ndalon. Dhe duhet institucionet të veprojnë ashtu siç është sipas ligjit, sepse popullit  këtu i ka ardhur në majë të hundës nga krimi, nga anashkalimi  i ligjeve dhe duke bërë mjete financiare mbi kurrizin e qytetarëve. Ligji duhet të vlejë për të gjithë. Ka institucione që identifikojnë shkelje të ligjit, në këtë rast është Inspektorati në Komunën e Qendrës, ndërsa institucionet e tjera që duhet ta sanksionojnë duhet të jenë në nivel të detyrës sepse mjaft ka pasur lëshime për 30 vjet në këtë shtet që dikush ta ndjejë shtetin si nënë, e dikush si njerkë”, tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit për rindërtimin e shkollës fillore në Komunën Qendër.

Sipas kryetarit të Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, tashmë është iniciuar një takim me Inspektoratin Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm (ISHNU).

“Është njoftuar Prokuroria Publike nga ana ime. Kemi pasur edhe takime të menjëhershme dhe po ashtu janë njoftuar edhe me dokumentacion të plotë për procedurën e këtyre dy lëndëve. Iniciova takim me ISHNU dhe Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve për të biseduar për temën. Ne kemi dhënë dy herë vendim për shembje, do të qëndrojmë prapa që ato vendime të zbatohen në tërësi. Për momentin është dorëzuar gjithçka nga ana jonë dhe janë informuar të gjitha institucionet që duhet të informohen në atë pjesë”, theksoi Gerasimovski.

Dimitar KovaçevskiLegalizim i ndërtimeve pa leje - ilegaleLigji për ndërtime pa leje - ilegaleNdërtime pa leje - ilegale