Prokuroria Themelore Publike Shkup kërkon paraburgim për 45-vjeçarin e dyshuar për dhunë familjare. Siç informuan nga Prokuroria, është iniciuar procedurë kundër të dyshuarit, i cili në shtëpinë e tij në Kisella Vodë e ka zvarritur dhe rrahur ish-partneren, duke i shkaktuar lëndime trupore, njofton Portalb.mk.
“E ka nxjerrë me forcë nga shtëpia në të cilën ka jetuar viktima, e ka zvarritur dhe e shqelmuar deri te shtëpia e tij në afërsi, e ka futur brenda dhe fizikisht e ka sulmuar, duke e goditur me shuplaka dhe me celularin. Gruas i ka shkaktuar lëndime trupore – plagë dhe hematoma në kokë dhe trup”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.
Të dyshuarit nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake u janë përcaktuar masa kujdesi për dhunë të ushtruar ndaj së ëmës së tij dhe kunatës.
“Ngjarja e fundit tregon se për kohë të shkurtër ai i përsërit veprimet dhunuese, gjegjësisht ka manifestuar sjellje të dhunshme edhe ndaj ish-partneres. Në të njëjtën kohë, ekziston rrezik për arrastisje me qëllim që të evitojë përgjegjësi penape për veprat e kryera penale, kështuqë prokurori publik tani nga gjykata ka kërkuar të cakton masë më të rreptë – paraburgim për të dyshuarin”, thonë nga Prokuroria Publike.