Me prezantimin e provave materiale nga Prokuroria sot në seancën gjyqësore në “Idrizovë” vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls”, në të cilën humbën jetën 63 persona, ndërsa u lënduan mbi 200 persona, raporton MIA.
Prokuroria paraqiti prova të cilat lidhen me Inspektoratin Shtetëror të Tregut (ISHT), ndërsa në seancën e radhës, e cila është më 6 korrik, siç është paralajmëruar, do të paraqiten lista të komunikimeve telefonike, në mënyrë që nga provat materiale të prokurorisë të mbetet vetëm ekspertiza e ndërtimit dhe dëshmia e personave ekspertë, dhe do të vijoj paraqitja e provave nga mbrojtja.
Prokuroria vazhdoi të paraqiste provat vetëm duke i lexuar titujt ashtu siç janë në listën e provave, siç janë raportet e kontrollit dhe konfirmimi i sendeve të sekuestruara përkohësisht nga MPB-së, shkresat, njoftimet dhe raportet nga SPB-së Shtip, raportet nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, si dhe rastet nga ISHT-së për Klasik DM dhe MMMM Kafe, urdhrat për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese dhe raportet nga inspektimet e kryera nga ISHT-ja.
Pas paraqitjes së provave, mbrojtja paraqiti një sërë vërejtjesh, të cilat i referoheshin pjesëve të procesverbaleve dhe raporteve nga ISHT-ja, mangësive në raporte, licencave dhe ankesave, si dhe se kush i ka nënshkruar ato dhe nëse janë nënshkruar.
Ndryshe, në muajin qershor të këtij viti, ka ndërruar jetë Ljupço Grnçishtanov, një inspektor i vjetër në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, i cili ishte ndër të pandehurit në rastin kryesor të zjarrit në kabarenë e ashtuquajtur “Puls”, në të cilin vdiqën 63 persona dhe u plagosën më shumë se 200.
Zjarri në “Puls” shpërtheu më 16 mars 2025 gjatë një performance të grupit DNK dhe konsiderohet një nga tragjeditë më të rënda në historinë e re të vendit. Me seancën e sotme vazhdon procedura e provave me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria, e cila përfaqësohet nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë.
Për zjarrin në “Puls” janë të akuzuar 35 persona fizikë dhe tre persona juridikë. Ndër ta janë pronari i “Puls”, persona të afërt të tij, inspektorë të institucioneve shtetërore, ish-ministra dhe pjesëtarë të agjencisë që siguronte kabarenë dhe pronari i saj.
Në fillim të procesit gjyqësor, të gjithë u deklaruan se nuk ndihen fajtorë dhe kundërshtuan tezën se ekziston lidhje shkak-pasojë midis veprimeve të tyre dhe shkaktimit të zjarrit fatal.
- LEXO: Diskoteka “Pulse” kishte filluar punën, edhe pse nuk plotësoheshin kushtet minimale teknike për funksionimin e objektit
- LEXO: Ndërroi jetë Ljupco Grnçishtanov, një nga të akuzuarit në lidhje me zjarrin në Koçan
- LEXO: Zjarri në Koçan, prokuroria paraqiti dokumente që lidhnin Nacevin me pronësinë e Rubikon
- LEXO: Koçani nuk ishte i përfshirë në kontrollet e zjarrit të DMSH-së, tha prokuroria në gjykimin për zjarrin në “Puls”