Prodhimi industrial në Maqedoninë e Veriut, në njërin sektor rritja arriti 64 %, ndërkohë te tjetri ulja për 68 përqind

Në Maqedoninë e Veriut kemi rritje të prodhimin industrial, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por kjo rritje nuk ishte e njëjtë në të gjithë sektorët, ashtu që në disa sektorë u regjistrua edhe ulje, transmeton Portalb.mk.

“Prodhimi industrial në muajin shtator të vitit 2026 është zmadhuar për 2.4% krahasuar me muajin shtator të vitit 2025”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, por në periudhën janar-shtator kemi rritje vetëm 0.8 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në sektorin e nxjerrjes së qymyrit dhe linjitit kemi ulje për 68 përqind, ndërsa rritje më e madhe u regjistrua te prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike (64.4 %).

 

Ekonomia e shtetit - Lajme ekonomiFabrikëZonë e lirë industriale RMV