Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, takoi ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, raporton Agjencia Anadollu.
Pritja e presidentit Erdogan për kryediplomatin rus Lavrov u mbajt me dyer të mbyllura për mediat në kompleksin presidencial në Ankara.
Në takim të pranishëm ishin edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, kreu i Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Turqisë, Fahretin Altun dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çagatay Kiliç.