Premierë botërore e “Njerëz të mirë” e vendosi tragjedinë e Koçanit në fokus të Festivalit të Filmit në Sarajevë

Filmi dokumentar “Njerëz të mirë” i Milço Mançevskit mbrëmë pati premierën botërore para publikut. Filmi u shfaq në konkurrencën zyrtare dokumentare të edicionit të 32-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë, transmeton Portalb.mk.

Në premierë ishte i pranishëm edhe drejtori i Agjencisë së Filmit, Sashko Micevski, i cili erdhi për t’i shprehur respekt Mançevskit, ndonëse “Njerëz të mirë” u realizua pa mbështetje financiare nga shteti. Sot është planifikuar edhe një shfaqje tjetër e filmit në kuadër të festivalit.

“Njerëz të mirë” u xhirua me ekip minimal filmik, vetëm një muaj pas zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 të rinj.

Mançevski e realizoi filmin me mjetet e veta, në shenjë respekti për viktimat dhe të mbijetuarit, ndërsa publikut i solli dëshmitë e drejtpërdrejta të heronjve të heshtur, të cilët u përpoqën të shpëtonin jetë, si dhe të të mbijetuarve.

Në zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan, më 16 mars 2025, gjatë performancës së grupit DNK, humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u lënduan. Kjo është një nga tragjeditë më të rënda në historinë e re të vendit.

Festival i filmitFilmaZjarri në diskotekën në Koçan