Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmërua mbylljen e dy kompanive që kanë organizuar lojëra të fatit, duke sqaruar që “Lotaria e Maqedonisë” ka funksionuar kundërligjshme prej vitit 2017-të, transmeton Portalb.mk.
“Në seancën e Qeverisë u pranua interpretimi praktik i Ligjit, në të cilin u konstatua se që nga viti 2017, “Lotaria e Maqedonisë”, pavarësisht se nuk ka licencë, ka lëshuar licenca për organizimin e lojërave të fatit“, tha kryeministri Mickoski, duke shtuar që dokumentet tashmë janë dërguar në organet hetimore.
Ai sqaroi që Qeveria i hoqi licencat e dy kompanive, njërës nga Strumica e tjetrës nga Shkupi, duke theksuar se bëhet fjalë për kompani të lidhura ngushtë me pushtetin e kaluar, pasi kanë punuar në mënyrë ilegale dhe nuk kanë paguar taksat.
“Ka zyrtarë të lartë të pushtetit të mëparshëm të cilët edhe pse e kanë ditur se kjo është kundër ligjit, kanë lejuar organizimin e këtij lloji të lojërave të fatit dhe me këtë kanë dëmtuar qytetarët dhe buxhetin”, deklaroi Mickoski.
Ndryshe, më 24 korrik Qeveria e RMV-së njoftoi që Ministria për Financa ka arritur të marrë licencën e “Arena Gaming” – Strumicë në lidhje me organizimin e lojërave të fatit.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, më 1 korrik kishte paralajmëruar ndëshkim të personave përgjegjës në të kaluarën për shkeljet ligjore në lidhje me lojërat e fatit.
- LEXO: VLEN-i shpalosi planin për përgjysmimin e kazinove, ndërkohë Fronti kërkoi vendosjen e tyre në hotele me pesë yje
- LEXO: Në Maqedoninë e Veriut dikush duhet të mbajë përgjegjësi për lojërat e fatit, paralajmëroi Mickoski
- LEXO: “Turpi nuk ka kufi”, Antibixhozi i zhgënjyer nga deputetët pasi nuk i miratuan ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit
- LEXO: Kuvendi konfirmon: Ligji i lojërave te fatit nuk ka marrë mbështetje te mjaftueshëm nga deputetët dhe nuk është miratuar
- LEXO: Pendarovski: Nëse deputetët e kalojnë Ligjin e lojërave të fatit me 61 vota, sot do ta nënshkruaj
- LEXO: Antibixhozi: Ligji për lojërat e fatit nuk e zgjidh problemin, do të angazhohemi deri në mbyllen e plotë