Prej 25 korrikut do të hapet përkohësisht pika kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Policia e Republikës së Kosovës ka njoftuar që prej 25 korrikut do të hapet përkohësisht pika e re kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Pika e Kalimit Kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut përcaktohet “Strazimiri”. Kjo pikë e kalimit është e kategorisë C”, njoftuan nga Policia e Kosovës.

Ata sqarojnë që pika e kalimit hapet për aktivitete dhe manifestime kulturore, shkencore, profesionale, sportive ose turistike.

“Pika e kalimit kufitar e përcaktuar me këtë vendim është pikë e përkohshme e kalimit kufitar, e hapur për qarkullim rrugor nga data 25.07.2025 deri me 25.09.2025, në orarin 08:00 – 20:00”, njoftuan nga Policia e Kosovës.

Policia e Maqedonisë së Veriut në këtë periudhë ka hapur edhe dy pika të reja kalimi në Dojran.

Demarkacioni i kufijveKosovaMaqedonia e Veriut RMVPolicia e KosovësPolicia e Maqedonisë së VeriutVendkalim kufitar