Polonia kërkoi nga SHBA-ja ta ekstradojnë ish-ministrin e Drejtësisë Zbignjev Ziobro, i cili është në arrati dhe po ballafaqohet me 26 akuza, kryesisht të lidhura me gjoja keqpërdorim të mjeteve nga fondi për ndihmë për viktimat e veprave penale për qëllime politike, kumtuan prokurorët. Polonia dëshiron të ngrisë procedurë kundër Ziobros, i cili ishte truri ideator i ndryshimeve në sistemin polak të drejtësisë – ndryshime që Bashkimi Evropian i ka vlerësuar si minuese të sundimit të ligjit gjatë qeverisjes së partisë konservatore “E drejta dhe Drejtësi” (PiS) nga viti 2015 deri në vitin 2023, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.mk.
Ai i mohoi akuzat për çfarëdo lloj parregullsish dhe deklarata se është viktimë e një fushate të motivuar politikisht nga koalicioni qeverisës polak i cili angazhohet për BE-në.
“Sot, përmes kanaleve diplomatike, deri te organet kompetente të SHBA-së është dërguar kërkesë për caktim të paraburgimit dhe për ekstradim të Zbignjev Ziobro“, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.
Ziobros dhe zëvendësit të tij Marçin Romanovski qeveria paraprake nacionaliste e Hungarisë u ka dhënë azil. Ziobro arriti të arratiset në SHBA më 9 maj – ditën kur betim dha kryeministri i ri hungarez Peter Magjar, i cili paraprakisht premtoi se do t’ua prezullojë statusin e refugjatëve.
Rojters publikoi se zëvendës-sekretari i shtetit i SHBA-së, Kristofer Landau, u ka dhënë instruksione funksionarëve të lartë në Departamentin e Shtetit të mundësojnë dhe të aprovojnë vizë për të. Lokacioni i Romanovskit është i panjohur.