Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën e azilit

Derisa rriten tensionet me Bjellorusinë, si pjesë e strategjisë për të kufizuar migrimin e paligjshëm Polonia planifikon ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil, raporton Portalb.mk.

Polonia e ka akuzuar Bjellorusinë se dërgon me qëllim emigrantë në kufi.

Kryeministri i Polonisë Donald Tusk ka thënë se njëra prej pikave të strategjisë së migrantëve do të pjete të pezullohet përkohësisht e drejta për azil.

“Do ta kërkoj këtë, do të kërkoj njohje në Evropë për këtë vendim”, tha Tusk.

Ai ka thënë se e drejta e azilit shfrytëzohet nga liderët e Rusisë dhe Bjellorusisë.

Por këto dy vende kanë mohuar se janë përgjegjëse për orkestrimin e krizës.

Ndryshe, kryeministri Tursk që nga ardhja e tij në këtë post ka pasur qëndrime të ashpra ndaj migrimit.

Azilantë - AzilkërkuesBjellorusiaEmigrim - Emigrantë - EmigracionPoloniaRusia